Rreth Agro-Korani
Nga një vizion i vogël në një nga kompanitë më të besuara në agrikulturën shqiptare.
Themeluar në vitin 2011, Agro - Korani sh.p.k. zuri vend në tregun shqiptar me synimin për të përmirësuar cilësinë e praktikave bujqësore dhe zhvillimit agro-kulturor.
Ne filluam si një nismë për të mbështetur fermerët lokalë me fidanë cilësorë. Me kalimin e viteve, pasioni ynë na çoi në zgjerimin e aktiviteteve tona në sektorin e prodhimit, import-eksportit të luleve dekorative, sistemeve për pemëtari, e deri te zbatimi i punimeve mjaft të mëdha civile dhe infrastrukturore (Kryesisht sera gjigande me teknologjinë e fundit europiane).
Veprimtaria Jonë
- Import, Eksport, Prodhim e tregtim fidanësh e lulesh dekorative.
- Mirëmbajtje pemëtarie, ullishta dhe vreshta.
- Ndërtime serash profesionale për kompani ose fermerë me synim rritjen e rendimentit.
- Tregtim materialesh bujqësore, plehrave kimike, makinerive, etj.